Thursday, May 13, 2021
HomeSportPërfundon pjesa e parë e ndeshjeve gjysmëfinale të EL, këto janë rezultatet

Përfundon pjesa e parë e ndeshjeve gjysmëfinale të EL, këto janë rezultatet

Ka përfunduar pjesa e parë e dueleve të gjysmëfinales së Europa League.

 

Manchester United është në disavantazh ndaj Romës në “Old Trafford” në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Europa League

Fernandes shënoi për “Red Devils” në min 9’, por Roma arriti të rikthehet me dy gola në pjesën e parë.

Pellegrini realizoi nga penaltia në min 15’, ku më pas asistoi në golin e dytë, të cilin e shënoi Dezko në min 34’.

Në duelin e dytë, Villareali është duke e “ndëshkuar” Arsenalin.

“Nëndetësja e Verdhë” po avancon me dy gola të shpejtë në pjesën e parë.

Trigueros shënoi gol në min 5’ të takimit. Villareali nuk u ndal me kaq, Raul Albiol dyfishoi epërsinë në minutën 29’.

Rezultatet e pjesës së parë: Manchester United 1-2 Roma, Villareal 2-0 Arsenal.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments