Sunday, June 13, 2021
HomeLajmeKosovaPër herë të parë pas luftës, serbët kryejnë ritet fetare në kishën...

Për herë të parë pas luftës, serbët kryejnë ritet fetare në kishën në mes të Prishtinës

Sot është mbajtur një liturgji në kishën e ashtuquajtur të “Krishtit Shpëtimtar” e cila ndodhet brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës në kryeqytet, objekt ky i kontestuar tash e sa kohë.

 

Me anë të rrjeteve sociale, vetë organizatorët kanë njoftuar në lidhje me mbajtjen e këtij organizimi, duke thënë se ‘kjo ndodhi për herë të parë që nga viti 1998’.

“Liturgjia e Shenjtë e Hierarkut u shërbye nga Peshkopi Theodosius me klerikët dhe besimtarët në kishën e papërfunduar, me rastin e festës së Ngjitjes së Zotit”, thuhet në njoftim.

Kjo kishë kishte nisur të ndërtohej në vitin 1992 në kohën e regjimit të Slobodan Milosheviqit, por deri në përfundim të luftës në Kosovë, më 1999, nuk arriti të përfundohej.

Pas luftës, Kisha Ortodokse Serbe ka tentuar në disa raste ta funksionalizojë, së fundi më 2016, por nuk është lejuar nga Komuna e Prishtinës, pasi u kërkua dokumentacioni për objektin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments