Saturday, June 12, 2021
HomeLajmeKosovaPër 24 orë, 2.674 qytetarë vaksinohen kundër Covid-19

Për 24 orë, 2.674 qytetarë vaksinohen kundër Covid-19

Ministria  e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, 2 mijë e 674 qytetarë janë vaksinuar kundër Covid-19.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.674 doza të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.

Ndërsa nga fillimi i procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 92 mijë e 890 doza të vaksinës.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 92.890 doza të vaksinës”, thuhet më tutje në njoftim.

Tani qytetarët kanë filluar që ta marrin edhe dozën e dytë të vaksinës, teksa me prioritet janë qytetarët e të gjitha moshave që kanë sëmundje kronike.

Aktualisht procesi i vaksinimit është duke u zhvilluar në qendrën “1 Tetori”, në Prishtinë si dhe në QKMF-të e komunave të vendit.

Në ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 10 raste të reja me COVID-19, pas testimit të rreth 2 mijë mostrave, raporton Express.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments