Saturday, June 19, 2021
HomeSportPas rënies nga liga, vjen reagimi i Milot Rashicës

Pas rënies nga liga, vjen reagimi i Milot Rashicës

Werder Bremeni më s’do të jetë pjesë e Bundesligës, teksa u larguan nga elita e futbollit gjerman në xhiron e fundit.

Lidhur me këtë, Milot Rashica ka reaguar në profilin e tij në Twiter.

Ai tha se edhe pas gati një jave, zhgënjimi është ende shumë i madh, teksa falënderoi tifozët e klubit.

“Pothuajse një javë më vonë, zhgënjimi është ende shumë i madh. Do të duhet pak kohë derisa e gjithë kjo të përpunohet në kokën time. Më vjen keq për të gjithë tifozët e Werder. Unë do të doja të ju falënderoj për mbështetjen dhe besnikërinë tuaj në këtë sezon – ju keni qenë gjithmonë në anën tonë” – shkroi Rashica.

Në 24 ndeshjet e zhvilluara në sezonin 2020/21, Rashica shënoi tre gola dhe dhuroi pesë asiste.

Milot Rashica gjendet në Kosovë pasi është ftuar për ndeshjet miqësore të Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments