Thursday, May 13, 2021
HomeLajmeKosovaPas dy vitesh rifillon mësimi, ankohen banorët e Krilevës

Pas dy vitesh rifillon mësimi, ankohen banorët e Krilevës

Sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit mësimi alternativ i përshpejtuar do të fillojë më 5 maj në komunën e Kamenicës.

Për herë të fundit në shkollë kishte shkuar kur ishte në klasë të gjashtë.

Tani Eriona Maliqi, do të duhej të ndiqte mësimet e klasës së tetë, mirëpo për shkak të reformës që kishte filluar në komunën e Kamenicës, gjithë këtë kohë ajo ka qëndruar në shtëpi.

Por një vendim i Ministrisë së Arsimit, do të rikthejë rreth 100 nxënës të Busavatës në shkollë.

Ky vendim i ka gëzuar fëmijët e këtij fshati të cilët që nga shtatori i vitit 2019 nuk kanë vijuar mësimin.

Sipas njoftimit të ministres së arsimit, Arbërie Nagavci, 441 nxënës do të ndjekin mësimin alternativ të përshpejtuar.

Për t’iu rikthyer procesit mësimor pas dy vitesh, shprehen të gatshëm edhe stafi i mësimdhënësve.

Sipas mësimdhënësit Ismet Maliqi, një vendim i tillë ka qenë i shumëpritur.

Megjithatë ai thekson se nxënësit tashmë kanë humbur shumë nga programi mësimor.

Mirëpo një vendimi të tillë nuk iu kanë bashkangjitur edhe nxënësit e shkollës “7 shtatori” në Krilevë.

Nxënësit pasi kishin pauzuar gjashtë muaj nga shkolla, u detyruan të udhëtojnë në Kamenicë për të mbajtur mësimin.

Mirëpo përfaqësuesi i kësaj shkolle, po kritikon mospëfshirjen e tyre në vendimin e ministrisë.

Ndërsa nga Komuna e Kamenicës nuk kanë komentuar këtë vendim të Ministrisë së Arsimit gjatë së enjtes.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments