Saturday, June 19, 2021
HomeLajmeKosovaPara 5 dite ligjëroi për dëmin e qeseve plastike, Kurti shkon në...

Para 5 dite ligjëroi për dëmin e qeseve plastike, Kurti shkon në Tiranë me Audi A8 W12

Më 5 qershor, që shënohet si Dita Botërore e Mjedisit, kryeministri Albin Kurti publikoi një video në Instagram, në të cilën tregonte për problemin e kohës së gjatë të dekompozimit të qeseve të plastikës. Pesë ditë më vonë, më 10 qershor, ai bëri qindra kilometra deri në Tiranë me një veturë luksoze, e cila e ndot goxha shumë ajrin.

“Dita e mjedisit nuk duhet të jetë dita e vetme kur ne flasim e veprojmë për të”, dëgjohet duke thënë Kurti në videon sensibilizuese të publikuar në Instagram. Sidoqoftë, duket se ai vetë nuk është se po i zbaton fort në praktikë këto fjalë.

Vetëm pesë ditë pas publikimit të videos për mjedisin, Kurti nuk u duk shumë modest në Tiranë, kur zbriti nga limuzina luksoze e tipit Audi A8 W12, e cila njihet për fuqinë motorike, shpenzimin e madh të karburantit dhe rrjedhimisht edhe ndotjen e ajrit më shumë se veturat e rëndomta.

 

 

Sipas një kërkimi në internet, kjo veturë emeton mbi 350 gramë dyoksid karboni për kilometër, rreth tri herë më shumë se një veturë mesatare, Volkswagen Golf.

Kjo veturë ka motor 6.0-litërsh dhe për karburant ka benzinën. Fuqia e motorit të saj është 450 kuaj fuqi ose rreth tri herë më shumë se një veturë mesatare, Volkswagen Golf.

Për ta parë momentin kur Kurti zbret nga Audi-a dhe takohet me Edi Ramën, klikoni KËTU.

Në të kaluarën, Kurti i kritikonte politikanët e pushtetit për përdorimin e veturave luksoze. Në vitin 2013, ai kishte thënë “Ata kanë xhipa, ne duam trotuare”, duke iu referuar pushtetarëve. Megjithatë, që nga koha kur është bërë kryeministër, ai edhe vetë po udhëton me xhipa si BMW X5. Kur ishte në opozitë, shihej herë në një Volkswagen Passat të modelit të viteve 2004-2005, herë në një Volvo modeste.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments