Wednesday, March 29, 2023
HomeTop LajmetPacolli pas takimit me Osmanin: Kur është në pyetje interesi i Kosovës...

Pacolli pas takimit me Osmanin: Kur është në pyetje interesi i Kosovës duhet të jemi të gjithë së bashku

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR),  Behgjet Pacolli, ka thënë se kur është në pyetje interesi i Kosovës duhet që të gjithë të jemi së bashku. Kjo deklaratë e tij ka ardhur pas takimit me presidenten Vjosa Osmani.

Ai tha se do të jetë pranë presidentes së Kosovës dhe institucioneve të shtetit kur të ketë nevojë për të.

“I nderuar të takoj sot Presidenten e sapo zgjedhur të Kosovës dhe ish-Presidentët e tjerë të vendit, Presidentin Sejdiu dhe Presidenten Jahjaga. Kur është në pyetje interesi i Kosovës, ne duhet të jemi të gjithë së bashku. Unë e sigurova Presidenten Osmani-Sadriu se do të jem pranë saj dhe institucioneve të shtetit kur të ketë nevojë për mua”, ka shkruar Pacolli në një postim në “Facebook”. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments