Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ish-presidentët e Kosovës.
Në mesin e ish-presidentëve që ishin prezent në këtë takim ishte edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli.
Pas kësaj Pacolli tha se ishte i nderuar që takoi sot presidenten Osmani, derisa shtoi se kur është në pyetje interesi i Kosovës të gjithë duhet të jemi së bashku.
Postimi i plotë:
I nderuar të takoj sot Presidenten e sapo zgjedhur të Kosovës dhe ish-Presidentët e tjerë të vendit, Presidentin Sejdiu dhe Presidenten Jahjaga.
Kur është në pyetje interesi i Kosovës, ne duhet të jemi të gjithë së bashku. Unë e sigurova Presidenten Osmani-Sadriu se do të jem pranë saj dhe institucioneve të shtetit kur të ketë nevojë për mua.