Sunday, May 16, 2021
HomeLajmeKosovaPa vaksina e në kulm të pandemisë, paralajmërohet hapja e diskotekave në...

Pa vaksina e në kulm të pandemisë, paralajmërohet hapja e diskotekave në Prishtinë

Ka kaluar mbi një vit e gjysmë që nga dita kur në Kosovë janë konfirmuar rastet e para të të infektuarave me COVID-19.

 

Që nga atëherë shumë qytetarë humbën jetën e shumë të tjerë po vazhdojnë të jenë të shtrirë në spitalet e Kosovës, ku shpesh herë ka edhe mungesë të oksigjenit.

Përpos rrezikut në shëndet të shumë qytetarëve, dëme të mëdha u shkaktuan edhe në ekonomi e në zhvillimin e jetës në mënyrë normale të të gjithë njerëzve anembanë botës dhe jo vetëm në Kosovë.

Por pavarësisht gjithë kësaj, rrezikut të përhapjes së këtij virusi dhe shtimit të numrit të viktimave e të infektuarve dikush po pretendon se është koha për hapjen e klubeve të natës, apo njohur ndryshe si diskoteka.

Janë pikërisht disa nga përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve dhe pronarë lokalesh në Prishtinë të cilët veçse janë duke paralajmëruar hapjen e klubeve që sipas tyre do të ndodh shumë shpejtë, raporton lajmi.net.

Të njëjtit madje nuk kanë hezituar që për këtë të shkruajnë edhe në profilet e tyre në rrjetet sociale, pavarësisht se situata me COVID-19 vazhdon të jetë në kulmin e rrezikut e ku qytetarët e Kosovës ende nuk janë vaksinuar.

Pavarësisht se vazhdojmë të jemi nga vendet e pakta në botë që ende s’ka vaksinuar as më të paktën e popullsisë, të njëjtëve nuk u bëhet vonë për këtë çështje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments