Wednesday, May 12, 2021
HomeLajmeKosovaOsmani takohet me Szunyog, falënderon BE-në për ndarjen e vaksinave për Kosovën

Osmani takohet me Szunyog, falënderon BE-në për ndarjen e vaksinave për Kosovën

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, të cilit i shprehu mirënjohje pas vendimit të fundit të BE-së për të ndarë një sasi të vaksinave për qytetarët e Kosovës.

 

“Sigurimi i vaksinave është prioriteti kryesor për institucionet e vendit, andaj jemi tejet falënderues për sigurimin e 95.000 vaksinave nga ana e BE-së për qytetarët tanë. Është e rëndësishme të kuptohet me seriozitet dhe të komunikohet qartë gjendja e rëndë me pandeminë në vendin tonë, në mënyrë që kjo të reflektohet në kriteret përcaktuese për ndarjen e vaksinave përmes nismave si kjo e BE-së dhe ajo e COVAX-it”, tha Osmani.

Presidentja Osmani foli për prioritetet programore gjatë mandatit të saj, duke vënë theks të veçantë në politikën e jashtme, fushën e sigurisë, sundimin e ligjit e me ç’rast theksoi se e mbështet plotësisht procesin e vettingut, duke e konsideruar edhe si parakusht për sundimin ligjit dhe demokracisë në vend.

Osmani tha se do të punohet paralelisht edhe për arritjen e objektivave zhvillimore në përputhje me Agjendën e Gjelbër Evropiane për Ballkanin Perëndimor.

Ajo theksoi se pret bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e BE-së dhe përkrahje nga aleatët evropianë rreth liberalizimit të vizave, duke garantuar përkushtimin e institucioneve vendore për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit.

Në këtë kontekst, presidentja Osmani tha se edhe BE-ja duhet t`i përmbushë obligimet që dalin nga kjo marrëdhënie kontraktuale.

Palët diskutuan edhe për nevojën për reformim të sistemit zgjedhor në vend, përgatitjet për zgjedhjet lokale, teksa u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të ngushtë drejt avancimit të Kosovës në rrugën e integrimit evropian.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments