Tuesday, May 11, 2021
HomeLajmeKosovaOsmani pranon letër urimi nga Perandori Naruhito i Japonisë

Osmani pranon letër urimi nga Perandori Naruhito i Japonisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pranoi telegram urimi nga Lartmadhëria e tij, Perandori Naruhito i Japonisë.

 

Në telegramin e urimit, Perandori i Japonisë përcolli urimet e përzemërta për Presidenten Osmani për zgjedhjen e saj si Presidente e Kosovës, duke i dëshiruar përparim popullit të Kosovës.

Presidentja Osmani me këtë rast theksoi se ndjehet jashtëzakonisht e nderuar nga kujdesi dhe telegrami i urimit i Perandorit Naruhito.

Më tej Presidentja Osmani nënvizoi se shtetet tona ndajnë qëndrime dhe botëkuptime të njëjta për sfidat në arenën ndërkombëtare dhe se Kosova e konsideron Japoninë aleatin më të afërt në Lindjen e Largët.

Përgjatë dy dekadave të fundit, Kosova ka pranuar mbështetje të gjithanshme nga Japonia në rindërtimin pasluftës si dhe në fushat si mbrojtje e mjedisit dhe shëndeti publik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments