Saturday, June 12, 2021
HomeLajmeKosovaOsmani në takim me ambasadorin Italian, diskutohen zhvillimet e fundit politike në...

Osmani në takim me ambasadorin Italian, diskutohen zhvillimet e fundit politike në vend

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin italian Nicola Orlando.

 

Të dy kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit politik në vend.

Në njoftimin për media thuhet se  Osmani e ka njoftuar ambasadorin Orlando për koordinimin e vazhdueshëm me institucionet e reja, si dhe angazhimin e plotë për bashkëpunim me partnerët dhe miqtë e Kosovës, në mënyrë që sa më shpejtë të shtyhen përpara reformat e premtuara.

“Sipas saj, rezultatet e një bashkëpunimi të tillë u panë së fundmi edhe me aksionin kundër krimit të organizuar transnacional, që ishte rezultat i punës së e përbashkët të policive të rajonit dhe shteteve të tjera. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje të plotë për ndihmën e Italisë dhe theksoi që një zhvillim i tillë është konfirmim i arsyes dhe nevojës për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL”.

Ndërkaq ambasadori Orlando ka theksuar se shteti italian do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në përmbushjen e reformave, duke spikatur në mes tjerave edhe angazhimin e plotë dhe mbështetjen e vazhdueshme për në sferën e fuqizimit të rolit të grave në çdo fushë.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments