Saturday, June 12, 2021
HomeLajmeKosovaOsmani flet rreth përplasjes me Vuçiqin: Ne folëm qartë për krimet e...

Osmani flet rreth përplasjes me Vuçiqin: Ne folëm qartë për krimet e kryera në Bosnje e në Kosovë dhe kjo i pengoi atij

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar pas përfundimit të Samitit të Brdo-Brionës në Slloveni.

 

Ajo ka treguar për përplasjen që kishte me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Vuçiq institonte që ndryshimi i kujfijve të vendve të Ballkanit Përendimor t’ju lihen vetëm shtetet anëtarëve që janë pjesë e OKB-së”, ka thënë Osmani për RTK-në.

Sipas saj, përplasja ka ndodhur kur ajo dhe Shefik Xhaferoviq, anëtar i presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, kanë folur për krimet që Serbia ka kryer në Kosovë dhe në Bosnje.

“Kur ne folëm për këto krime, aty ndodhi kundërshtimi i Vuçiqit. Ne folem qartë për krimet e kryera edhe në Bosnje edhe në Kosovë dhe kjo ipengoi Vuçiq”, theksoi Osmani.

Ajo tutje tha kundërshtimi i krimeve nuk duhet të ishte qasje e Serbisë.

“Unë isha e qartë që Serbia do të ecë përpara vetëm kur e pranon shtetin e Kosovës dhe vetëm kur i vë prapa grilave kriminelët. Vuçiq kishte qasje tjetër dhe kjo është për të ardhur keq”, shtoi tutje presidentja e vendit.

E para e Kosovës po ashtu tha se Ballkani Përendimor nuk duhet të mbet peng i kësaj qasjeje të Serbisë dhe duhet të ecë përpara.

Osmani po ashtu tha se gjatë Samitit ka takuar shefat e shteteve të Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedoninsë së Veriut, etj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments