Monday, June 14, 2021
HomeLajmeKosovaOKB: Sulmet e Izraelit mund të jenë krime lufte, Hamasi e ka...

OKB: Sulmet e Izraelit mund të jenë krime lufte, Hamasi e ka shkelur ligjin humanitar

Komisionerja e lartë e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Michelle Machelet, tha të enjten se sulmet vdekjeprurëse të Izraelit në Gaza mund të përbëjnë krime lufte dhe se Hamasi e ka shkelur ligjin humanitar ndërkombëtar përmes hedhjes së raketave drejt Izraelit.

Bachelet tha se zyra e saj e ka vërtetuar vdekjen e 270 palestinezëve në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, përfshirë 68 fëmijë, gjatë dhunës së këtij muaji. Shumica u vranë në Gaza, ku Izraeli dhe Hamasi luftuan për 11 ditë.

Zyrtarja e lartë e OKB-së u deklarua gjatë një seance të veçantë të Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, të mbajtur me kërkesën e shteteve myslimane, të cilat kanë kërkuar nga ky komision hetime për krime të mundshme dhe adresim të përgjegjësisë.

“Pavarësisht pretendimeve të Izraelit se shumë nga këto ndërtesa (që u bombarduan) ishin hapësira të grupeve të armatosura ose që po përdoreshin për qëllime ushtarake, ne nuk kemi parë dëshmi për këtë”, tha Bachelet.

Rezoluta, e paraqitur nga Organizata për Bashkëpunim Islamik dhe delegacioni palestinez në Këshillin për të Drejtat e Njeriut në OKB, pritet të votohet më vonë të enjten.

Shtetet e Bashkuara, aleatet më të ngushta të Izraelit, nuk u nënshkruan për t’u paraqitur në këto diskutime të këshillit, ku e kanë statusin e vëzhgueses, duke lënë të kuptohet se do ta shkaktojnë dështimin e nëntë për Gazën që nga viti 2006.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments