Thursday, May 13, 2021
HomeBotaOBSH’ja kritika për qasjen e vendeve të varfra tek vaksinat Covid-19

OBSH’ja kritika për qasjen e vendeve të varfra tek vaksinat Covid-19

Vaksinat kundër koronavirusit janë ende të pakta për vendet më të varfra, tha kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në një raport të premten në një vjetorin e fillimit të programit COVAX.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH’së Tedros Adhanom Ghebreyesus ka kritikuar në mënyrë të vazhdueshme pabarazinë në shpërndarjen e vaksinave dhe u ka kërkuar vendeve më të pasura të ndajnë dozat e tepërta për të ndihmuar në imunizimin e punonjësve të shëndetësisë në vendet me të ardhura të ulëta.

Më shumë se 3 milionë njerëz kanë vdekur në të gjithë botën nga pandemia.

“Gati 900 milionë doza vaksinash janë administruar në mbarë globin. Mbi 81% e tyre janë bërë në vendet me të ardhura të mesme ose të larta, ndërsa vendet me të ardhura të ulëta kanë marrë vetëm 0.3%,” tha Tedros.

Ai tha në një konferencë se ishte i shqetësuar për rritjen e infektimeve në Indi.

India raportoi numrin më të lartë ditor në botë të infeksioneve të koronavirusit për të dytën ditë të premten, duke tejkaluar 330,000 raste të reja, pasi po lufton me një sistem shëndetësor të mbingarkuar dhe me mungesë të oksigjenit mjekësor.

“Situata në Indi është një kujtesë e shkatërrimeve që mund të sjellë virusi,” tha ai në një konferencë virtuale.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se një në gjashtë evropianë është vaksinuar. Raporti është një në pesë në Amerikën e Veriut por vetëm një në 100 banorë në Afrikë.

“Kjo është e papranueshme,” tha ai.

Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa u bëri thirrje kompanive farmaceutike të transferojnë teknologjinë mRNA të vaksinave në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme “pa barriera të pronës intelektuale”.

“Le të sfidojmë së bashku nacionalizimin e vaksinave dhe të sigurojmë që mbrojtja e të drejtave të pronës intelektuale nuk do të bëhet në kurriz të jetës njerëzore,” shtoi ai.

COVAX, që deri tani ka dërguar 40.5 milionë doza në 118 vende, synon të sigurojë 2 miliardë doza deri në fund të vitit 2021.

Të enjten, programi COVAX, që drejtohet nga Aleanca Gavi e Vaksinave dhe OBSH-ja, njoftoi se po kërkon të forcojë furnizimet e vendet e varfra me vaksina nga prodhuesit e rinj pasi synon të lehtësojë problemet e furnizimit të vaksinës AstraZeneca nga India, vaksina e saj kryesore deri tani.

“Vendet me të ardhura të ulëta testojnë më pak se 5% të atyre që testohen në vendet me të ardhura të larta, dhe shumica e vendeve kanë ende probleme në furnizimet e mjaftueshme të oksigjenit dhe deksametazonit,” tha zoti Tedros. Ai po i referohej një steroidi të lirë që u zbulua se ndihmon pacientët që vuajnë rëndë nga COVID-19, i vetmi trajtim i miratuar nga OBSH-ja për sëmundjen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments