Saturday, June 12, 2021
HomeBotaOBSH, thirrje për të mos politizuar debatin për origjinën e koronavirusit

OBSH, thirrje për të mos politizuar debatin për origjinën e koronavirusit

Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë kritikoi të premten debatin e lindur kohët e fundit mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës lidhur me hetimet për zbulimin e origjinës së pandemisë së koronavirusit, duke thënë se i gjithë procesi mund të “helmohet nga politika”.

Duke folur në Gjenevë, shefi i emergjencave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Dr. Michael Ryan tha se ka të ngjarë që të duhen “studime të shumta” për të përcaktuar burimin e vërtetë të koronavirusit, duke thënë se kompleksiteti në këtë mes sugjeron që kjo mund të mos jetë e mundur.

 

Zoti Ryan tha se pretendimet e ditëve të fundit lidhur me origjinën e virusit, të nxitura nga urdhëri i Presidentit Joe Biden për agjencitë e zbulimit këtë javë mbi rinovimin e përpjekjeve të tyre për të hetuar burimin e koronavirusit, ishin kryesisht pa prova.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments