Wednesday, May 12, 2021
HomeLajmeKosovaNurellari: Kjo që po bën Kurti me fushatën në Shqipëri nuk ka...

Nurellari: Kjo që po bën Kurti me fushatën në Shqipëri nuk ka bërë vaki ndonjëherë

Adri Nurellari ka thënë se kjo që ka bërë Kurti me ndërhyrjen në zgjedhjet në Shqipëri nuk ka bërë vaki ndonjëherë, dhe se në vend që ministrat të rrijnë këtu dhe të merrën me pandemi, bjen për të bërë fushatë në Shqipëri.

 

“Është qesharake në vend që ministrat të rrijnë këtu dhe të merrën me pandemi, bjen për të bërë fushatë në Shqipëri. Që nga momenti që duhet të vijnë ministrat me makina zyrtare në Shqipëri për të bërë fushtë dihet që skan njerëz aty, dhe se Vetëvendosjë nuk ka shanca të fitojë ndonjë mandat në Shqipëri”, tha Nurellari.

Tutje Nunellari tha se një kryeministër të bëjë fushatë në një shtet tjetër nuk ka bërë vaki ndonjëherë.

“Është e pa precedent që kryeministri i një shteti të shkoi dhe të bëj fushatë në shtetin tjetër, për një parti filiale atje, nuk ka bërë vaki kjo”, shtoi ai në Prime Time në Kanal10.

Nurellari po ashtu akuzoi Kurtin se ka refuar  vaksinat e Shqipërisë, ndërkohë ka pranuar testet e Sërbisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments