Tuesday, May 11, 2021
HomeTop Lajmet“Nuk janë më opozitë që të përfitojnë vota”, ish-këshilltari i Haradinajt kritika...

“Nuk janë më opozitë që të përfitojnë vota”, ish-këshilltari i Haradinajt kritika për Qeverinë Kurti

Ish-këshilltari për Ekonomi dhe Financa i kryeministër, Ramush Haradinaj, Haki Shatri, mospublikimin e planit të punës nga Qeveria Kurti II po e sheh si veprim të gabuar që tregon mungesë angazhimi. Ai ka thënë se nga kjo qeverisje akoma nuk ka ndonjë veprim për premtimet e dhëna.

Prandaj sipas tij, Qeveria duhet që të përvjel mëngët e të fillojë punën dhe jo të merret vetëm me deklarata. Duke shtuar se nuk mjaftojnë vizitat në Bruksel vetëm për fotografi.

“Është e vërtetë që ka presion prej opozitës që nuk kanë program qeverisës, nuk kanë një program të aktiviteteve për problemet të cilat e rëndojnë jetën në Kosovë e që janë të shumta. Shtet-ndërtimi dhe udhëheqja me punët e shtetit është shumë komplekse dhe kërkon angazhim shumë serioz. Duhet të përvilen mëngët e të fillojë puna, mbarë dhe realisht dhe jo vetëm me deklarata. Deri më tani veç një angazhimi që po e shohim lidhur me luftimin e pandemisë nuk po shoh që qeveria e zgjedhur po angazhohet me probleme tjera”, u shpreh Shatri.

“Qeverisja e vendit nuk është vetëm një segment. E kanë marr me komoditet dhe nuk po përputhen dëshirat me veprimet për të realizuar premtimet. Një muaj nuk është kohë e shkurtë, që me vepruar në problemet ekonomike e sociale. Pastaj raportet ndërkombëtare me të cilat Kosova ende nuk e ka definuar një rrugë të qartë se çfarë të bëjë, bisedimet me Serbinë. Nuk mjafton vetëm me shkuar në Bruksel e me u fotografuar”, ka thënë ai për EO.

Shatri thotë se Qeveria duhet të merret me problemet esenciale, ngase nuk janë opozitë që të përfitojnë vota.

“Një Qeveri e një vendi me kaq shumë probleme qysh është Kosova duhet të punohet realisht e objektivisht, me u marrë me probleme esenciale. Nuk janë më opozitë që të përfitojnë vota. Janë pozitë me obligime kushtetuese e ligjore me qu vendin para dhe me tregu se premtimet që i kanë dhënë i arsyetojnë”, ka shtuar ai. Kurse sa i përket listës së publikuar të bizneseve përfituese nga Pakoja Emergjente Shatri nuk ka përjashtuar mundësinë e keqpërdorimeve të mundshme në këtë proces.”

“Besoj që lista e bizneseve që kanë përfituar nga Pakoja Emergjente është objektive, po dua me besuar ka mundësi që ka ndonjë lloj keqpërdorimi, por mund të jetë shumë i vogël në krahasim me nevojën që ka qenë që me i mbështet bizneset. Publikimi i listës duhet të bëhet komplet jo në mënyrë segmentare. Duhet të publikohet vendimi i Qeverisë, kriteret, shumat dhe tjerat që opinioni me pas të qartë saktë të qartë çka ka ndodhë”, shtoi ai.

“Nëse ka pasur shmangie prej kritereve padite, akuzoje publikisht por jo vetëm me bë një efekt medial se ja këta janë 50 bizneset që kanë përfituar. Kush i plotëson kriteret i merr paratë, është apo jo i afërt me partinë në pushtet”, ka përfunduar ai për EO.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments