Saturday, June 19, 2021
HomeLajmeKosovaNjë vit burgim për inspektorin ndërtimit të Shtimës, mori 1 mijë e...

Një vit burgim për inspektorin ndërtimit të Shtimës, mori 1 mijë e 80 euro nga një qytetar

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit T.S., i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për shkak të veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Kryetari i Trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, të pandehurin e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej një viti.

“I pandehuri akuzohet se në muajin shtator 2017 dhe në prill të vitit 2018, në Shtime si person zyrtar – inspektor i ndërtimit në Komunën e Shtimes, nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare në pajtim me Ligjin Mbi Ndërtimin nr 04/L-110, dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, në atë mënyrë që nuk ka ndërmarr veprimet ligjore për ta ndaluar ndërtimin pa leje ndërtimore të dy shtëpive në Shtime, të pronarit H.Sh., ashtu që me rastin e inspektimit të punimeve ndërtimore në muajin shtator 2017, nuk ka hartuar procesverbal për të urdhëruar ndërprerjen e punimeve, por ka bërë marrëveshje me pronarin që t’ia kryej projektin e ndërtimit të shtëpisë për çmimin prej 500 euro, i cili ka vazhduar me ndërtimin e shtëpisë, kurse në muajin prill të vitit 2018, përsëri ka bërë marrëveshje për projektin e shtëpisë së dytë për çmimin prej 580 euro, në të dyja rastet nga i dëmtuari merr paratë dhe përfiton kështu shumën prej 1.080 euro në emër të projekteve ndërtimore për dy shtëpitë, me qëllim që të mos veproj në pajtim me detyrat zyrtare, kështu që i dëmtuari ka ndërtuar shtëpitë pa leje ndërtimore”, njofton gjykata.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments