Tuesday, June 15, 2021
HomeLajmeKosovaNis seanca ku pritet të raportojë Albin Kurti, pak deputetë në sallë

Nis seanca ku pritet të raportojë Albin Kurti, pak deputetë në sallë

Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës, derisa në sallë janë prezent momentalisht një numër i vogël i deputetëve, raporton BotaSoteRe.

Sot Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare, e ku në rend dite është edhe raportimi i kryeministrit Albin Kurti, lidhur me procesin e dialogut.

Dje ndërkaq, gjatë ditës, zyra për informim brenda Kuvendit konfirmoi edhe pikat e rendit të ditës, ndërsa siç edhe mund ta shihni më poshtë në listën e plotë, pika e katërt është ajo që i atribuohet tërësisht dialogut.

Kurti po raporton para deputetëve pak ditë para takimit që do të mbajë në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuciqin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments