Monday, May 10, 2021
HomeLajmeNis seanca gjyqësore ndaj Gucatit dhe Haradinajt

Nis seanca gjyqësore ndaj Gucatit dhe Haradinajt

Ka nisur seanca gjyqësore në Gjykatën Speciale në Hagë për ecurinë e çështjes së rastit ndaj krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se kjo konferencë do të fillojë nga ora 11:00, ndonëse kjo filloi 45 minuta me vonesë.

Gucati dhe Haradinaj po vazhdojnë të mbahen në paraburgim që nga viti i kaluar, nën akuzat për vepra penale të pengimit të administrimit të drejtësisë.

Pak muaj pas arrestimit, prokurorët e specializuar kishin ngritur aktakuzë ndaj tyre, e cila ishte konfirmuar më 14 dhjetor 2020.

Sipas aktakuzës, Gucati dhe Haradinaj, në prill dhe shtator 2020, bënë deklarata akuzuese për dëshmitarët që bashkëpunojnë me Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe persona tjerë.

Prokuroria i ngarkon ata për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Gucati dhe Haradinaj janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që i ngarkojnë ata.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments