Saturday, June 12, 2021
HomeBotaNgordh shimpanzeja më e vjetër në kopshtet zoologjike të Amerikës së Veriut

Ngordh shimpanzeja më e vjetër në kopshtet zoologjike të Amerikës së Veriut

Shimpanzeja më e vjetër mashkull në kopshtet zoologjike të Amerikës së Veriut ka ngordhur në kopshtin zoologjik të San Francisko në moshën 63-vjeç.

Një shimpanze me emrin Cobby u trajnua për shfaqje para se të mbërrinte në Kopshtin Zoologjik në vitet 1960.

Cobby ishte i sëmurë kohët e fundit, dhe zyrtarët e kopshtit zoologjik besojnë se ai ngordhi nga pleqëria, raporton AP.

Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës ka përfshirë shimpanzetë në listën e specieve të rrezikuara.

Shimpanzetë konsiderohen primatët me rrezik më të lartë në Afrikë për shkak të gjuetisë, humbjes së habitatit dhe sëmundjeve infektive.

 

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments