Tuesday, June 15, 2021
HomeLajmeKosovaNgacmimet seksuale, dukuri në rritje në Kosovë

Ngacmimet seksuale, dukuri në rritje në Kosovë

Përqindja e grave që pretendojnë se kanë qenë viktima të ngacmimeve seksuale në publik është më e lartë se kurrë. Në fakt, një numër jo i vogël i grave, kanë qenë së paku njëherë në jetë viktimë e ngacmimeve seksuale. Por, që ky numër është shumë më i ulët kur burrat pyeten për një dukuri të tillë. Numrat dhe statistikat e thjeshta vënë në dritë faktin se ngacmimet, veçanërisht në hapësirat publike, po bëhen të zakonshme. Kështu, sipas sociologut Jeton Brajshori, ngacmimi konsiderohet gjithçka që mund ta bëjë viktimën të ndihet jo rehat.

Në anën tjetër, përmes një emaili Policia e Kosovës ka treguar se në katër mujorin e parë të këtij viti janë raportuar 20 raste të ngacmimeve seksuale dhe 21 raste të sulmeve seksuale.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments