Tuesday, June 15, 2021
HomeLajmeKosovaNga MSH tregojnë se a janë vaksinuar të gjithë punëtorët shëndetësorë

Nga MSH tregojnë se a janë vaksinuar të gjithë punëtorët shëndetësorë

Edhe pse kaluar një periudhë kohore mjaftë e gjatë që nga momenti kur në Kosovë janë konfirmuar rastet e para të të infektuarve me virusin COVID-19, vazhdojmë të jemi ndër vendet e fundit në listën e atyre që kanë vaksinuar tashmë shumicën e qytetarëve.

Tani për tani kur në vend janë edhe 923 raste aktive me këtë virus, në nivel vendi janë gjithsej 83 mijë e 725 qytetarë të vaksinuar.

Nga Ministria e Shëndetësisë se ka ende punëtorë shëndetësorë të cilët nuk janë vaksinuar.

“Pjesa dërmuese e personelit shëndetësorë në Kosovë është vaksinuar. Ka ndonjë që për arsye shëndetësore apo të tjera nuk ka arritur të vaksinohet ende, e ka këtë mundësi të hapur për t’u vaksinuar edhe më tej”, u tha në përgjigjen e MSH-së .

Të pyetur se kush është në listën e atyre që pritet të vaksinohen pas stafit shëndetësore, nga Ministria e Shëndetësisë u theksua se aktualisht po vazhdon vaksinimi i personave mbi 65 vjeç si dhe atyre me sëmundje kronike.

Sa i përket furnizimit me vaksina Anti-COVID, nga MSH u tha se aktualisht kjo ministri është duke pranuar çdo javë vaksina nga asistenca e Bashkimit Evropian për Kosovë.

“Vaksina MSH është duke pranuar çdo javë nga asistenca e BE-së për Kosovën dhe rrugë të tjera”.

Gjithashtu u ritheksua se synimin i Ministrisë së Shëndetësisë vazhdon të jetë që deri në fund të këtij vitit të vaksinohen 60-70% e atyre që duhet vaksinuar kundër COVID-19.

Brenda ditës së djeshme në nivel vendi janë vaksinuar 2 mijë e 805 persona, kurse janë testuar 4 mijë e 014 qytetarë.

Situata me COVID-19 gjatë kohës së fundit u cilësua si më e lehtësuar, kësisoj edhe nga institucionet përgjegjëse u morë vendim që të ndryshohen masat antiCOVID.

Qytetarëve iu mundësua që kur të jenë vetëm në ambiente të jashtme të mund të qëndrojnë pa maska, u largua ora policore si dhe u morën disa vendime që lehtësojnë mënyrën e respektimit të masave antiCOVID të cilat ishin më herët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments