Thursday, May 13, 2021
HomeBotaNetanyahu premton hetim të tragjedisë me 45 të vdekur, e diela ditë...

Netanyahu premton hetim të tragjedisë me 45 të vdekur, e diela ditë zie

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka premtuar se do të hetohet shtypja vdekjeprurëse mes pjesëmarrësve në një festival fetar, nga e cila humbën jetën së paku 45 persona.

Gjatë vizitës që ia bëri vendit të ngjarjes afër Malit Meron të premten, ai tha se një hetim serioz do të garantonte që një fatkeqësi e këtij lloji të mos ndodhë kurrë më.

Së paku 45 persona vdiqën dhe 150 të tjerë pësuan lëndime gjatë ceremonisë që u mbajt gjatë natës në të ashtuquajturin festivali Lag B’Omer, në të cilin morën pjesë dhjetëra mijëra besimtarë çifutë. Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi tollovinë.

“Këtu kishte skena që ta thyenin zemrën. Njerëz të shtypur për vdekje, përfshirë fëmijët”, tha Netanyahu para gazetarëve në vendin ku ndodhi tragjedia.

Burimet e policisë thanë për një gazetë lokale se tollovia filloi kur disa persona rrëshqitën nga shkallët, gjë që e shkaktoi rrëzimin e të tjerëve. Megjithatë, kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Dy dëshmitarë i thanë gazetës “Haaretz” se një barrikadë e vendosur nga policia ua pamundësoi pjesëmarrësve të ceremonisë që të dilnin nga zona e dyndjes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments