Monday, June 14, 2021
HomeLajmeNesër do t’i kërkohet ministrit Murati falja e gjobave ndaj bizneseve të...

Nesër do t’i kërkohet ministrit Murati falja e gjobave ndaj bizneseve të prekura nga Covidi

Në një nga pikat e rendit të ditës në mbledhjen që do të mbahet nesër nga ora 12:00 nga Kryesia e Kuvendit, do jetë edhe interpelanca me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, për faljen e gjobave ndaj bizneseve që kanë shkelur masat anti-Covid.

Kështu u njoftua në uebfaqen e Kuvendit, derisa u paralajmërua përgatitja për një seancë të re plenare.

“Interpelancë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19””, thuhet se do jetë pika e katërt e rendit të ditës në mbledhjen e nesërme të kryesisë.

Gjithashtu, pika e fundit e rendit të ditës do të jetë edhe propozimi i një kandidati të ri për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese.

Nga qeveria do kërkohet edhe falja e gjobave që u shqiptuan ndaj qytetarëve si rezultat i mos-respektimit të masave të përcaktuara për parandalimin e transmetimit të virusit. Partia Socialdemokrate (PSD) ka bërë me dije se, përmes një peticioni i cili tashmë ka marrë mbi 5 mijë nënshkrime, sapo të arrihen 10 mijë persona pro peticionit, ky i fundit do të dërgohet në Kuvend.

Konform Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19, vetëm përgjatë 4 ditëve të muajit maj, (10-14 maj), policia ka shqiptuar 3,063 gjoba.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments