Sunday, June 13, 2021
HomeLajmeKosova“Në Lipjan është e lehtë të bësh jetë…”, kryetari Ahmeti reagon pas...

“Në Lipjan është e lehtë të bësh jetë…”, kryetari Ahmeti reagon pas konfiskimit të kokainës në këtë qytet

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka reaguar për herë të parë pas aksionit të djeshëm të Policisë së Kosovës në këtë komunë, ku u arrit të sekuestroheshin 400 kilogramë narkotikë të llojit kokainë.

 

Ahmeti me ironi ka thënë se në Lipjan është e lehtë të bësh jetë, por jo edhe të kalosh transit.

I pari i Lipjanit ka përgëzuar policinë dhe akterët e tjerë të përfshirë në këtë aksion, .

“Në Lipjan është e lehtë të bësh jetë, por nuk është e lehtë të kalosh transit! 😂p.s. I përgëzoj Policinë dhe akterët e tjerë për këtë aksion”, ka shkruar Ahmeti.

Ndryshe nga aksioni i djeshëm janë konfiskuar 400 kilogramë kokainë, armë, para dhe njëkohësisht është arritur të arrestohen shtatë persona të dyshimtë të përfshirë në këtë rast.

Pak më parë Prokuroria Speciale ka paraqitur kërkesë për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarve.

Load

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments