Sunday, June 13, 2021
HomeLajmeKosovaNë Gjilan vetëm pesë pacientë me COVID-19 janë në hospitalizim, 35 raste...

Në Gjilan vetëm pesë pacientë me COVID-19 janë në hospitalizim, 35 raste janë aktive

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, ka mbajtur sot takimin e radhës të udhëhequr nga nënkryetari, Arbër Ismajli, për vlerësimin e situatës gjatë javës.

 

Ismajli bëri të ditur se aktualisht po trajtohen pesë pacientë në Spitalin e Përgjithshëm, deri theksoi se 35 raste janë aktive me COVID-19.

Në emër të Komitetit, Ismajli ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë masat deri në vaksinimin e plotë të popullatës.

Ndryshe, pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 21343 mostra, 6415 kanë rezultuar pozitivë, 6242 janë shëruar, 146 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 31 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 5 persona, dhe 35 mostra në pritje për rezultat.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments