Saturday, June 19, 2021
HomeLajmeKosovaNdryshe nga takimet e kaluara, Kurti e Rama këtë herë duken më...

Ndryshe nga takimet e kaluara, Kurti e Rama këtë herë duken më të relaksuar

Në kryeqytetin e Shqipërisë sot janë mbledhur përfaqësues të shteteve të rajonit.

 

Në Tiranë zhvillohet Samiti I krerëve të Ballkanit Perëndimor, e ku patjetër nuk mungon as kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Për dallim nga disa herë të kaluara kur takimet e Kurtit dhe kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama u cilësuan sit ë tensionuara, sot dyshja janë parë më në disponim.

Rama ka pritur Kurtin si edhe shumë përfaqësues të tjerë shtetërore.

Kryeministri Rama është pritësi i Samitit, i cili një vit më parë u mbajt online për shkak të pandemisë ndërkohë që këtë vit do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, në Tiranë, dhe po bashkëdrejtohet nga Varheyli.

Kosova përfaqësohet nga kryeministri, Albin Kurti, Maqedonia e Veriut nga kryeministri, Zoran Zaev, Mali i Zi nga presidenti, Milo Dukanoviq, Bosnje Hercegovina nga kryetari i Këshillit të Ministrave, Denis Zvizdiq dhe Serbia nga kryeministrja, Ana Brnabiq.

Prezentë në Samit janë dhe sekretarja e përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu dhe drejtori i sekretariatit të CEFTA-s, Emir Djikiq.

Liderët e Ballkanit do të diskutojnë për projektet e përfituara në kuadër të procesit të Berlinit, ndërsa pritet të firmosen edhe disa marrëveshje në sektorin ekonomik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments