Tuesday, May 11, 2021
HomeLajmeKosovaNdryshe nga Biden dhe Washingtoni, Vuçiq s’pret presion për Serbinë në Bruksel

Ndryshe nga Biden dhe Washingtoni, Vuçiq s’pret presion për Serbinë në Bruksel

Përkundër që një ditë më parë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pas takimit në video-lidhje me përfaqësuesit e Këshillit Atlantik paralajmëroi për një “situatë të vështirë politike”, pasi u takua sot me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë tha se nuk pret presion në Bruksel.

“Unë nuk pres presion, por bisedime mbi të ardhmen e Serbisë. Bisedimet na presin”, ka deklaruar Vuçiq.

Ai këto deklarime i bëri në mediumin serb RTS, ndonëse tha se Gjermania e SHBA’të do rreshtohen në anën e Kosovës në dialog.

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se Gjermania është një nga partnerët tanë kryesorë dhe duhet të kujdesemi për çdo fjalë që themi. Ata do të jenë në anën e Prishtinës, njësoj do veprojë edhe ShBA’ja, nuk ka surpriza të mëdha për ne”, deklaroi i pari i Serbisë.

Vuçiq shprehi shqetësim për deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila paralajmëroi padi për Serbinë për gjenocid.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si dhe Vuçiq do të takohen veç e veç në Bruksel të dielën me Charles Michel, Josep Borrell dhe Ursula von der Layen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments