Tuesday, May 11, 2021
HomeLajmeKosovaNdahen 11 milionë euro për bizneset, policinë dhe mjekët

Ndahen 11 milionë euro për bizneset, policinë dhe mjekët

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është marrë vendim që të ndahen 11 milionë euro për bizneset, policinë dhe mjekët.

Sipas këtij vendimi do të subvencionohen bizneset me 6 milionë euro për shkak se ato ishin mbyllur me masat e fundit për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, shkruan Indeksonline.

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se bizneset që janë detyruar të mbyllen, do t’u mbulohet 50 për qind e qirasë.

Ndërsa 5 milionë tjera janë ndarë për zyrtarët policorë dhe mjekët të cilët kanë  qenë të angazhuar për të zbatuar masat antiCovid.

Ndajmë mjete financiare shtesë për muajin prill dhe maj në vlerë totale deri në 5,255,565 euro. Për sektorin shëndetësor publik në vlerë prej 4,680,225 euro në kategorinë e shpenzimeve paga dhe shtesa për pagesën e shtesës mujore për 13 mijë e 802 persona që kanë pasur angazhim shtesë për menaxhimin e pandemisë. 150 euro bruto për mjekët dhe infermierët dhe 100 euro bruto për stafin mbështetës teknik në institucione shëndetësore publike në tri nivelet e kujdesit shëndetësor. Për sektorin e sigurisë 1,187,340 në kategorinë e shpenzimeve paga dhe shtesa për organizatën buxhetore Ministrinë e Punëve të Brendshme, për pagesën e shtesës mujore në pagë për zyrtarët policorë me angazhim shtesë në terren. Për muajin prill dhe maj për secilin muaj veç e veç në vlerë prej 100 euro”, tha Murati.

Ndahen 6 milionë euro për subvencionimin e pagave dhe qirave të bizneseve që janë prekur nga disa prej masave të vendosura nga Qeveria për periudhën 7 prill deri 18 prill. Subvencionimi i pagave dhe qirave bëhet deri në 50 për qind. Në vendim janë të detajuara llojet e bizneseve”, ka thënë Murati.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments