Wednesday, March 29, 2023
HomeLajmeKosovaMustafa: Fushata e Kurtit në Shqipëri tregon se LVV-ja do pushtet e...

Mustafa: Fushata e Kurtit në Shqipëri tregon se LVV-ja do pushtet e jo punë

Besian Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se fakti që Lëvizja Vetëvendosje prej një muaji në krye të Qeverisë së Kosovës, edhe pasi mori më shumë se 50 për qind të votave në zgjedhjet e fundit, nuk kujdeset për qytetarët e vet, por bën fushatë në Shqipëri, tregon se e vetmja që gjë i intereson Albin Kurtit është pushteti.

 

Sipas tij, fakti që funksionarët e LVV-së janë zhvendosur në Shqipëri për t’i prirë fushatës është sinjali i parë i asaj çfarë kërkon kjo parti.

“Sapo morën pushtetin në Kosovë, do të ikin të marrin pushtet në Shqipëri, pra duan pushtet, por nuk bëjnë punë”, u shpreh Mustafa për “Euronews Albania”.

I pyetur lidhur me qëndrimit që po mban LVV-ja sa i përket dialogut me Serbinë, duke u nisur nga fakti se Kurti së fundmi ka folur për parimin e reciprocitetit mes dy vendeve, ish-ministri i Bujqësisë e cilësoi të papranueshëm faktin që dialogu me Serbinë nuk është fare në prioritet të kësaj qeverie.

Sipas tij, dialogu është përmbyllje e një procesi shumë të gjatë, që përkrahet nga SHBA-ja dhe BE-ja, që kërkohet nga shtete të cilat ndihmuan në çlirimin dhe shtetformimin e Kosovës.

“Nuk është një proces vullnetar. Se si LVV-ja do të menaxhojë dialogun s’e dimë, ka gati një muaj që është në pushtet, por ende para Kuvendit nuk ka paraqitur një program qeverisës”, u shpreh Besian Mustafa, deputet i LDK-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments