Monday, May 10, 2021
HomeLajmeMurati: Qeveria Kurti nuk parashikon bashkimin e Doganës dhe ATK-së

Murati: Qeveria Kurti nuk parashikon bashkimin e Doganës dhe ATK-së

ATK-ja dhe Dogana e Kosovës, njëherësh dy institucionet më kontributdhënëse në buxhetin e shtetit është përfolur se nga qeveria e porsaformuar po synohet të bashkohen në një institucion të vetëm.

Ndërkohë për këtë çështje IndeksOnline e ka pyetur ministrin e Financave Hekuran Murati, se a qëndrojnë pretendimet për një bashkim të tillë. Ai e ka hedhur poshtë një gjë të tillë.

“Qeveria Kurti nuk parashikon bashkimin e Doganës dhe ATK-së në një agjenci”, ka thënë Murati në konferencën për media menjëherë pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

Në mbledhjen e Qeverisë pos tjerash është zgjedhur bordi  Telekomit të Kosovës dhe janë ndarë 11 milionë euro për bizneset, policinë dhe mjekët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments