Tuesday, May 11, 2021
HomeSportMunishi ka disa fjalë rreth përleshjes: Këshillonu me psikologun nëse keni nevojë

Munishi ka disa fjalë rreth përleshjes: Këshillonu me psikologun nëse keni nevojë

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, ka reaguar nëpërmjet llogarisë së tij zyrtare në facebook për një rast që ka ndodhur në ndeshjen Ballkani 1-0 Llapi.

 

Një përleshje mes futbollsitëve ka ndodhur gjatë kësaj ndeshje, e cila u zhvillua sot në kuadër të javës së 31-të në Superligën e Kosovës.

Munishi përmes një statusi u ka bërë thirrje lojtarëve dhe u ka dhënë këshilla të gjithëve se si duhet të sillën në këto momente delikate.

Postimi i tij i plotë në facebook:

“Futbollistët i këshilloj që të ruajnë nervat këto 5 gjiro të fundit. Nuk dihet kush ku do të luaj dhe kush me kënd behet koleg vitin tjeter. Mos bini pre e tensioneve mos bini pre e mentalitetit të ulët të futbollit tonë. Ruani nervat, luani fort silluni si profesionist të vërtet . Mos u ndikoni nga niveli ulët i sportivitetit që kemi si ligë e si futboll ne përgjithësi . Ju njoh të gjithave jeni djem të mirë nuk ju ka hije kjo . Fjala Sport do të thotë shokë, andaj mbajeni mend parimin bazë të sportit Futbollit. Ndërsa ju kryesi të dashura të klubeve 90 % nga ju ,këshillonu me psikologun keni nevojë”.

Theksojmë se gjatë ditës së sotme, skuadra e Gjilanit ka barazuar pa gola ndaj Drenicës në stadiumin “Agim Ramadani” në Gjilan.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments