Friday, August 12, 2022
HomeLajmeMSh-ja dhe IKSHPK-ja me rekomandime lidhur me parandalimin e Lisë së majmunit

MSh-ja dhe IKSHPK-ja me rekomandime lidhur me parandalimin e Lisë së majmunit

Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-së kanë dhënë rekomandime lidhur me parandalimin e Lisë së majmunit, pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) ka shpallur emergjencë shëndetësore globale Linë e majmunit, për shkak të rritjes së madhe të numrit të rasteve në të gjithë botën.

Vendimi u mor pas një takimi urgjent të Komitetit të OBSH-së, të ngritur për këtë virus.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se deri tani janë raportuar 16 mijë raste në 75 shtete të ndryshme, me 5 raste vdekje.

Në vijim gjeni rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të IKSHPK-së lidhur me parandalimin e Lisë se majmunit.

REKOMANDIME LIDHUR ME PARANDALIMIN E LISË SË MAJMUNIT*

Konsiderata për këshilla për organizatorët dhe pronarët e bizneseve/vendeve të ngjarjeve verore

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës konsideron shumë të rëndësishëm komunikimin dhe partneritetin me organizatorët e ngjarjeve dhe pronarët e bizneseve/vendeve, të lidhura me ngjarjet e verës që kanë të bëjnë me rreziqet e mundshme të transmetimit të lisë së majmunëve. Informacioni dhe këshilla e thjeshtë vepruese për linë e majmunëve është një strategji e shëndoshë që mund ta zbusë këtë rrezik, ndërkohë që përdor këto tubime sociale për të përforcuar angazhimin.

Sigurimi që objektet e ofruara për ngjarjet marrin parasysh nevojat e shëndetit publik do të sjellë dobi gjithashtu te organizatorët e ngjarjeve.

1. Këshillat për organizatorët e ngjarjeve të mëdha dhe tubimeve masive që mund të përshtaten për çdo mjedis janë listuar në vijim:

• Lehtësoni shpërndarjen e mesazheve të komunikimit të rrezikut në faqen tuaj të internetit, llogaritë e mediave sociale dhe/ose aplikacionin e ngjarjeve, duke përdorur gjuhë të shumta që përfshijnë piktogramet, imazhet dhe gjuhën e shenjave.

• Përshtatni përmbajtjen e mediave sociale nga autoritetet shëndetësore ose organizatat ndërkombëtare në mënyrë që pjesëmarrësit të dinë se çfarë të bëjnë për të parandaluar ekspozimin dhe nëse përjetojnë simptoma të lisë së majmunit, ku mund të kërkojnë kujdesin e duhur shëndetësor.

• Vazhdoni të përdorni dhe përditësoni mesazhet edhe pas përfundimit të ngjarjes (deri në gjashtë javë më pas) për t’u dhënë informacion pjesëmarrësve rreth zbulimit të mundshëm të rasteve dhe për të lehtësuar gjetjen e rasteve

.• Një nga praktikat e sugjeruara është pajisja e të pranishmëve me një byzylyk plastik të ngjarjes, i cili do t’i lejonte ata të bënin një ekzaminim falas në një klinikë të shërbimeve shëndetësore seksuale.

• Diskutoni me autoritetet lokale shëndetësore se si gjurmimi i kontakteve mund të organizohet në kohë, në mënyrë diskrete dhe konfidenciale (p.sh. nëpërmjet njoftimit të partnerit ose gjurmimit konvencional të kontaktit). Nëse është e nevojshme, bashkëpunoni me organizatat lokale që kanë përvojë në bërjen e komunikimit dhe janë të besuara nga komunitetet.

• Promovoni një higjienë të mirë personale, si larja e duarve dhe higjiena e frymëmarrjes, me shërbime dhe postera ose materiale përkatëse nga IKSHPK.

• Siguroni zona të shumta funksionale për larjen e duarve (me sapun dhe ujë) përreth vendit të ngjarjes.

• Solucionet me bazë alkooli duhet të shpërndahen në shumë vende në të gjithë vendin, veçanërisht pranë tualetit ose në zonat ushqimore.

• Në varësi të udhëzimeve kombëtare, zakonisht sugjerohet një raport prej 1:50 femra dhe 1:50 meshkuj për tualetet e disponueshme. Konsideroni një proporcion më të lartë për tualetet e grave, si dhe nevojën për tualete të qasshme për personat me aftësi të kufizuara (zakonisht 1:250)

• Nëse vendngjarja do të mbahet në një hapësirë të mbyllur, rishikoni ventilimin në përputhje me rekomandimet kombëtare. Shkalla minimale e rekomanduar e ventilimit është 10 L/s/person.• Promovoni prezervativët dhe testimin për HIV/STI, me postera ose materiale përkatëse nga autoritetet e shëndetit publik.

• Sigurohuni që sipërfaqet e prekura shpesh në zonat e përbashkëta (p.sh. tualete, zona ushqimore, etj.) të pastrohen rregullisht (dhe të dezinfektohen, nëse ekziston rreziku i kontaminimit me lëngje trupore). Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të ndjekë udhëzimet kombëtare të disponueshme, mirëpo këshillat e përgjithshme shfaqen më poshtë:

• Zonat e përbashkëta duhet të pastrohen të paktën dy herë në çdo turn 8-orësh. Dezinfektuesit (që përmbajnë 70% alkool ose 0,1% solucion hipoklorit (d.m.th. hollimi 1:50, nëse përdoret zbardhues shtëpiak, zakonisht në një përqendrim fillestar prej 5%) duhet të përgatiten dhe të aplikohen në sipërfaqe sipas udhëzimeve të prodhuesit.

• Sigurohuni që stafi i pastrimit të ketë pajisje të përshtatshme mbrojtëse personale (PPE), duke përfshirë përparëse ose fustane, doreza të rënda, respirator FFP2 dhe mbrojtëse për sytë.

• Rekomandohet pajisje pastrimi njëpërdorimshe (p.sh. peshqirë të disponueshëm). Nëse nuk ka pajisje të disponueshme të pastrimit, materiale të pastrimit (rroba, sfungjerë, etj.) duhet të vendosen në një tretësirë dezinfektuese efektive kundër viruseve, ose 0,1% hipoklorit natriumi.

• Nëse shfrytëzohen tualete portative/të përkohshme, konfirmoni trajtimin e sigurt të mbetjeve njerëzore (përfshirë derdhjet e të vjellave ose urinës). Solucioni zbardhues (5%) duhet të shtohet në kontejnerët që bartin mbetjet njerëzore para se të hidhen në kantieret e ujërave të zeza, në përputhje me rekomandimet dhe legjislacionin lokal, ose të përdorin një sasi të nevojshme për të arritur një solucion përfundimtar prej 0.1% zbardhues.

2. Këshilla për pronarët e bizneseve të mjediseve të seksit, (përfshirë banjat, dhomat e errëta dhe dhomat e pasme)

• Të gjitha këshillat e mësipërme për organizatorët e ngjarjeve janë gjithashtu të vlefshme për pronarët e bizneseve të ambienteve në lokalet e seksit, dhe zbatohen këshillat shtesë të mëposhtme, të cilat duhet të përshtaten me udhëzimet përkatëse ekzistuese kombëtare për këto biznese

• Ndërroni çarçafët e krevatit dhe peshqirët pas çdo klienti ose përdorni opsione për një përdorim.

• Carçafët dhe peshqirët e përdorur duhet të trajtohen nga personeli i pastrimit i veshur me doreza dhe një respirator FFP2, pa i përzier dhe larë në një makinë larëse në ciklin 60°C ose më shumë. Përdorimi i qeseve alginate të tretshme në ujë është gjithashtu një opsion, pasi ato parandalojnë personelin që të trajtojë rrobat individuale të ndotura. Pas trajtimit të çarçafëve të përdorur, duart duhet të lahen me kujdes.

• Enët, pjatat, gotat etj. duhet të lahen në makinë larëse enësh me ciklin 60°C ose më të lartë. Nëse nuk është në dispozicion një makinë larëse enësh, lani me dorë me ujë të nxehtë.

3. Konsideratat e komunikimit të rrezikut dhe angazhimit të komunitetitKomunikimi i Rrezikut dhe Angazhimi i Komunitetit është një masë kyçe në dispozicion të autoriteteve shëndetësore për të mundësuar grupet ose komunitetet në rrezik ose të prekura që të marrin vendime të informuara për të mbrojtur shëndetin e tyre. Këshillat për pjesëmarrësit e ngjarjeve në muajt e ardhshëm preferohet të zhvillohen në bashkëpunim me grupet në rrezik, me gjuhë të thjeshtë duke përshkruar simptomat që duhen pasur parasysh, çfarë të presësh nga shërbimet e shëndetit publik, këshilla të thjeshta për pacientët me simptoma dhe ku të marrin më shumë informacion.

IKSHPK rekomandon që autoritetet shëndetësore duhet të konsiderojnë punën me organizatat dhe grupet përkatëse që angazhohen me audiencat e synuara. Përveç kësaj, ndikuesit e komunitetit (punëtorët e vijës së parë, duke përfshirë punonjësit shëndetësorë dhe socialë, punonjësit e kontaktit me komunitetin,) janë në pozicionin më të mirë për të:

• Identifikuar dhe synuar grupet me rrezik të lartë në komunitetet e tyre, si dhe ato që ndikojnë në to;

• Identifikuar mjediset ku ka më shumë gjasa të ndodhë sjellje e rrezikshme, duke përfshirë ngjarjet e tubimeve masive (si p.sh festivalet muzikore) ku probabiliteti i kontaktit të ngushtë dhe ndërveprimit seksual të rastësishëm është më i lartë. Këto ngjarje përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në, seks në ambiente lokalesh, banja, dhoma të errëta dhe dhoma të pasme;

• Të veprojë si pika e parë e kontaktit për njerëzit që shfaqin simptoma, por mund të kenë frikë të paraqiten në klinikat shëndetësore nga frika e stigmës dhe diskriminimit (veçanërisht në vendet ku niveli i stigmës ndaj MSM është më i lartë);

 

• Të ndihmojë në krijimin e sistemeve të mbikëqyrjes dhe gjurmimit të kontakteve të bazuara në komunitet

• Të ndihmojë në zbulimin e hershëm të shenjave të tensioneve sociale për shkak të stigmatizimit të grupeve të caktuara që perceptohen si bartës të sëmundjeve (migrantët, MSM) dhe adresojnë këto çështje;

• Ngritjen e sistemeve për të dëgjuar nevojat dhe shqetësimet e një komuniteti të prekur;• Të monitorojë dhe trajtojë thashethemet dhe dezinformatat që përhapen në komunitet

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments