Wednesday, November 30, 2022
HomeLajmeMPJD’ja tregon pse iu ndalua hyrja Petar Petkoviqit në Kosovë

MPJD’ja tregon pse iu ndalua hyrja Petar Petkoviqit në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, nuk e ka miratuar kërkesën e drejtorit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë,  Petar Petkoviq, për të hyrë në Republikën e Kosovës me datën 27 shtator 2022.

Përmes një komunikatë për media, moslejimi i hyrjes së tij në Kosovë ka të bëjë me mosrespektimin e përsëritur nga ana e Petar Petroviq të marrëveshjes lidhur me vizitat e ndërsjella të përfaqësuesve politikë, marrëveshje kjo e  lidhur në Bruksel mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

“Petkoviq në vazhdimësi është paralajmëruar që gjuha e përdorur nga ai bie ndesh me marrëveshjen dhe që përdorimi i përsëritur i kësaj gjuhe rrjedhimisht çon në refuzimin e kërkesave për të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës. Qëndrimet e përsëritura të z. Petkoviq ndaj Republikës së Kosovës kanë karakter tejet dezinformues, propagandues dhe synojnë nxitje të urrejtjes. Shpresojmë që në të ardhmen z. Petkoviq të heqë dorë nga deklarata të tilla, të cilat synojnë rrënimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e MPJD’së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments