Saturday, June 12, 2021
HomeLajmeKosovaMolliqaj: Qeveria është bërë sallë dasmash, Besnik Bislimi këngëtar e Kurti pronar

Molliqaj: Qeveria është bërë sallë dasmash, Besnik Bislimi këngëtar e Kurti pronar

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka folur për aksionin e sotëm të partisë së tij tek qeveria e Kosovës, së cilës iu vendos mbishkrimi “Sallë Dasmash, Këndon Besnik Bislimi”, si shenjë revolte ndaj punësimeve familjare të Vetëvendosjes.

Me anë të një postimi në Facebook, Molliqaj ka thënë se emërtimi nuk është i PSD-së, dhe çështjen e dasmave e pjesëmarrjes së farefisit aty e pati përmendur vet Kurti kur thoshte se “Fisi është për dasmë, për gazmend privat. S’ka dasma nëpër ministria”.

E tani sipas Molliqajt, gjërat janë pikërisht kështu siç kishte thënë Kurti, ku qeveria e tij është bërë sipas tij “sallë dasmash” ku pronar është kryeministri e këngëtar Besnik Bislimi.

Postimi i plotë:

Veçantia e ahengut është ndërrimi i këngëve sipas dëshirës; ndërrohen edhe fjalët brenda këngëve sipas dëshirës; vallet i përshtaten secilës dajre. Çfarëdo që do kërkojnë dasmorët, sido që e kërkon situata ndërrohet edhe muzika.

Ky emërtim nuk është i yni. Kështu i pati ndarë punët vetë kryeministri Kurti. “Fisi është për dasmë, për gazmend privat. S’ka dasma nëpër ministria”, thoshte Kurti në kohë zgjedhjesh. Familjarë e kushëri po mbushet administrata dhe pozitat politike. Gjërat po përputhen, këtu siç duket duhet të jetë sallë dasmash. Pronar është Albin Kurti, këngëtar është Besnik Bislimi.

Veprimet e qeverisë përmes favorizimeve përbëjnë diskriminim për të tjerët. Këto veprime duhet demaskuar dhe duhet ndaluar. Gjithçka po vërehet qartë. Kushdo që mendon se veprimet e qeverisjeve të kaluara janë autorizim për keqqeverisjen sot, do të gabohet. Njerëzit nuk do të presin as nuk do të durojnë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments