Sunday, May 22, 2022
HomeLajmeKosovaMKRS dhe UN Habitati, me marrëveshje për trashëgiminë kulturore

MKRS dhe UN Habitati, me marrëveshje për trashëgiminë kulturore

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe UN-Habitat në Kosovë kanë lidhur sot një marrëveshje për integrimin e trashëgimisë kulturore në kuadër të planifikimit hapësinor, për zhvillim gjithëpërfshirës të qëndrueshëm dhe të gjelbër.

Përmes një njoftimi, MKRS ka bërë të ditur se në kuadër të kësaj marrëveshje për tri vitet e ardhshme, parashihet zbatimi i zhvillimit të programit të konservimit të integruar, përmes qasjes gjithëpërfshirëse.

Ky bashkëpunim realizohet nëpërmjet programit për Zhvillim Gjithëpërfshirës, të financuar nga Qeveria e Suedisë.

Bashkëpunimi i MKRS dhe UN Habitat Kosova, do të bëhet në veçanti për mbrojtjen, zhvillimin, menaxhimin dhe promovimin e zonave të mbrojtura dhe qendrave historike mund të sigurohet nëse arrihet një bilanc ndërmjet mbrojtjes dhe zhvillimit të kontrolluar.

Në kuadër të këtij programi, thuhet në njoftim, që parashihet zhvillimi i projekteve nga fusha e konservimit të integruar, ku përfshihen zhvillimi i udhëzuesit për bazat e konservimit të integruar, studimet e fizibilitietit për zonat e mbrojtura dhe qendra historike, dhe hartimi i planeve të konservimit dhe zhvillimit për zonat e mbrojtura dhe qendrat historike të Kosovës.

Për ministrin e MKRS-së, Hajrulla Çeku përfshirja e trashëgimisë kulturore në dokumentet e planifikimit hapësinor, është hap i detyrueshëm në mënyrë që të sigurohet një mbrojtje efektive, menaxhim dhe zhvillim i kontrolluar i trashëgimisë kulturore në relacion me zhvillimet në nivel të planifikimit hapësinor.

“Ky proces kompleks kërkon angazhim dhe koordinim maksimal nga të gjitha institucionet dhe akterët që veprojnë në këtë fushë”, ka thënë Çeku gjatë këtij takimi.

Ndërsa, shefi i UN-Habitat në Kosovë, Omar Siddique është shprehur se Strategjitë Hapësinore të fuqizuara nga kultura, kontribuojnë në modelet e qeverisjes lokale që kanë në qendër njerëzit me qasje nga poshtë-lartë, përmes planifikimit me pjesëmarrje. Në këtë takim mori pjesë edhe ambasadorja e Suedisë Karin Hernmarck dhe drejtori i Departamentit të Planifikimit Hapësinor Servet Spahiu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments