Saturday, October 16, 2021
HomeLajmeKosovaMiratohet transferimi i fondeve të mbetura për tri NSH në Fondin e...

Miratohet transferimi i fondeve të mbetura për tri NSH në Fondin e Konsoliduar të Kosovës

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit sot miratoi unanimisht transferimin e fondeve të mbetura për tri ndërmarrje shoqërore në shumën prej rreth 39 mijë euro, në Fondin e Konsoliduar të Republikës së Kosovës.

 

Bordi i Drejtorëve miratoi marrëveshjet e mirëkuptimit në mes MPBAP dhe AKP për pagesën e shpronësimit për Pronat e objekteve “Pallati i Mediave-Rilindja dhe Toka e N.Sh. “Drithnaja” (Zhitopormet); Objekti “Ish Banka e Lubjanës” (N.Sh. Banka e Lubjanës dhe N.Sh. Metal Holding); dhe Objekti “Barnatorja e Qytetit” Prishtinë. Veç kësaj, pas shqyrtimit Bordi i Drejtorëve miratoi rritjen e buxhetit për Ndërmarrjen në likuidim “Prishtina”.

Po ashtu u mor vendim që kompensimi për anëtarë të Bordit të zvogëlohet në mënyrë lineare për 30%, si dhe vendosi që kompensimi për anëtarët e Bordit të Drejtorëve të bëhet mujor duke eliminuar pagesat për takime, që efektivisht pothuajse përgjysmon kompensimin e anëtarëve të Bordit.

Për më tepër Bordi i Drejtorëve e udhëzoi Menaxhmentin që në kuadër të strukturës së re organizative dhe në përputhje me aktivitetin në ulje të AKP-së, të përgatisë rregulloren e re të pagave e cila do të reflektojë ulje të buxhetit pagave prej 30% për zyrtarët e lartë dhe stafin e AKP-së.

Bordi i Drejtorëve shqyrtoi dokumentet që do të shërbejnë si bazë për përgatitjen e draft-strategjisë për finalizimin e procesit të privatizimit duke konkluduar që deri në aprovimin e këtij drafti të vazhdojë pezullimi i shitjeve sipas kërkesës së Qeverisë, ndërkaq udhëzoi menaxhmentin që të vazhdohet me qiradhënie të rregullt të aseteve shoqërore sipas rregullores në fuqi për periudha njëvjeçare me mundësi vazhdimi.

Në këtë takim Bordi vendosi që të themelojë Komitetin e Auditimit si dhe Komisionin për Vlerësimin e Performancës së Menaxhmentit për vitin 2020.

Ndryshe, në këtë takim, drejtori menaxhues i AKP-së, Valon Tolaj paraqiti dorëheqjen e tij nga detyra, e cila u pranua nga Bordi i Drejtorëve të AKP-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments