Sunday, May 16, 2021
HomeLajmeKosovaMinistrja Haxhiu shpërblen prokuroren që e arrestoi Haki Rugovën

Ministrja Haxhiu shpërblen prokuroren që e arrestoi Haki Rugovën

Prokurorja që e arrestoi Haki Rugovën është shpërblyer nga ministrja Albulena Haxhiu me postin e anëtares së provimit të jurispodencës.

RTK ka informata të konfirmuara se Valbona Disha Haxhosaj është shpërblyer me këtë post për shkak të siç e quan Albulena Haxhiu, veprimit të guximshëm lidhur me arrestimin e Haki Rugovës.

Edhe pse kjo prokurore ka pasur procedurë disiplinore dhe ndëshkim për shkelje të kodit të etikës, e njëjta u shpërblye nga Albulena Haxhiu vetëm pse persekutoi Haki Rugovën.

Sipas burimeve në kabinetin e ministres, pas kërkesës së Albulena Haxhiut që prokurorja të mos ndalet me veprimet e saja ndaj Haki Rugovës, Valbona Disha i ka premtuar Albulena Haxhiut se ndaj Haki Rugovës do të ngrit aktakuzë shumë shpejt.

Ministrja Haxhiu është deklaruar sot rreth emërimit të prokurores Haxhosaj në postin e anëtares së provimit të jurisprudencës.

“Para se ta caktojë Valbona Disha-Haxhosajn si anëtare, dhe kur i kam bërë ftesë asaj jam njoftuar nga zonja prokurore se ndaj saj ka një masë disiplinore. Edhe ndaj kësaj unë kam vendosur që ajo të jetë anëtare e Komisionet të Dhënies së provimit të jurisprudencës. Për mua ajo është një ndër prokuroret më të guximshme që i ka Këshilli Prokurori9al i Kosovës”, ka thënë ajo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments