Tuesday, June 15, 2021
HomeLajmeKosovaMinistrja Haxhiu i gëzohet aksionit “Thirrja” ku u sekuestruan rreth dy milionë...

Ministrja Haxhiu i gëzohet aksionit “Thirrja” ku u sekuestruan rreth dy milionë euro: Institucionet e drejtësisë do ta kenë mbështetjen tonë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar në lidhje me aksionin “Thirrja” ku u sekuestruan afro 2 milionë euro dhe u ngrinë 700 mijë euro.

Në rastin “Thirrja” janë të përfshirë 24 persona për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, transmeton Indeksonline.

Ministrja Haxhiu u shprehë se veprimet institucionale kundrejt krimit të organizuar dhe korrupsionit janë shumë të rëndësishme.

Tutje, ajo u shprehë se institucionet e drejtësisë do ta kenë mbështetjen e Qeverisë.

“Sekuestrimi i rreth 2 milion eurove, 9 veturave dhe ngrirja e 700 mijë eurove, është lajm shumë i mirë. Veprimet institucionale kundrejt krimit të organizuar dhe korrupsionit janë shumë të rëndësishme për të dhënë dëshminë tonë në angazhimin e shtetit të së drejtës.Institucionet e drejtësisë do ta kenë mbështetjen tonë të vazhdueshme për adresimin e veprimeve kriminale!”, thuhet në postimin e ministres.

Si thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale se në rastin e shënjestruar si “Thirrjet”, ku janë të përfshirë njëzetekatër (24) persona për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 lidhur me veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

“Gjithashtu, nga shënjestrimi i këtij rasti janë ngrirë rreth shtatëqindmijë (700.000) euro, si dhe janë sekuestruar njëmilioneshtatëqindmijë (1.700.000) euro kesh dhe nëntë (9) vetura”, thuhet tutje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments