Monday, August 15, 2022
HomeLajmeKosovaMinistria e Financave nesër ekzekuton shtesa, këto janë kategoritë që do përfitojnë

Ministria e Financave nesër ekzekuton shtesa, këto janë kategoritë që do përfitojnë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se nesër do të ekzekutojnë pagesat e radhës, të cilat do të ndahen për lehona dhe fëmijë.

“Janë 164,388 fëmijë e 19,753 lehona që kanë pranuar shtesa që nga shtatori i vitit të kaluar e deri më sot. I patëm premtuar e po i paguajmë çdo muaj.
Vetëm këtë muaj kemi 10,853 fëmijë që i janë shtuar skemës së shtesave për fëmijë e 1,992 gra skemës së shtesave për lehonat” ka thënë Murati në një postim të tijin në Facebook.

Pritet që nesër, MF të realizojë pagesat për këto dy skema.

Ministri Murati ka paralajmëruar se në muajin gusht do të hapet aplikimi për shtesa për fëmijë të një tjetër gjenerate.

“Në muajin gusht do të hapim aplikimin për shtesat për fëmijë edhe për një gjeneratë, për të gjithë fëmijët që kanë lindur në vitin 2013.
Kështu do të vazhdojmë deri në përmbushjen e plotë të premtimit për të përfshirë të gjithë fëmijët e Republikës deri në moshën 16 vjeçare në skemën e shtesave për fëmijë” ka thënë ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments