Wednesday, August 10, 2022
HomeLajmeMemli Krasniqi: Kosova do të përballet me dimër shumë të vështirë, Qeveria...

Memli Krasniqi: Kosova do të përballet me dimër shumë të vështirë, Qeveria Kurti po e rëndon jetën e qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi ka thënë se Kosova do të përballet me një dimër shumë të vështirë. 

Sipas tij, kjo për faktin se janë rritur çmimet në mbi 100% dhe nuk ka asnjë veprim konkret nga Qeveria aktuale lidhur me këtë çështje.

Nga vizitat që është duke zhvilluar në të gjitha komunat e Kosovës, kreu i PDK-së Krasniqi thotë se një prej preokupimeve kryesore është ngritja e çmimeve.

“Dimri po vjen dhe nuk do të jetë fare i lehtë. Që nga vjeshta çdo parametër, te çdo paralajmërim ekonomik tregon që ne do të kemi një përshkallëzim në kuptimin negativ të situatës ekonomike dhe kjo do ta ndikojë drejtpërdrejtë dhe gjendjen e rënduar sociale. Nëse Qeveria nuk ndërmerr veprime konkrete sipas propozimeve që ne tashmë i kemi dhenë e të cilat mund të diskutohen do të merren vendime të përbashkëta në Kuvendin e Kosovës unë druaj se do të kemi një situatë më të vështirë sesa që e kemi pasur gjatë këtij viti dhe nuk është aspak e lehtë as sot. Në çdo anë të Kosovës ku ne po bëjmë vizita nëpër komuna sot një prej preokupimeve kryesore është ngritja e çmimeve. Është e papërballueshme që e kanë familjet kosovare për ta lidhur muaj me muaj dhe kjo do të rëndohet më tutje sepse kjo qeveri nuk e ka as vullnetin e as vizionin fatkeqësisht as aftësinë e kompetencave për të ndërmarrë veprime të drejta. Përkundër që ne kishim fituar në dy nivele të gjyqësorit të Kosovës lëndën tonë për ta anuluar vendimin krejtësisht të padrejtë dhe të paligjshëm për rritjen e tarifave të energjisë ndërsa Gjykata Supreme tani e ka kthyer në fuqi ne do të kemi një dimër shumë më të vështirë e sidomos nëse do të jetë një dimër i ftoftë siç parashikohet të jetë”.

“Fakti se lëndët djegëse siç është peleti, druri janë rritur çmimet qysh tash në korrik në mbi 100% ne nuk jep shpresë që ato do të lirohen më vonë sepse asnjë veprim nuk është duke u ndërmarrë që një gjë e tillë të ndodhë. Prandaj kjo Qeveri vetëm duke vështruar situatën dhe duke mos marrë veprim dhe duke refuzuar edhe trustin realisht po tregohet një qeveri jo që po e lehtëson, por përkundrazi po e rëndon jetën e qytetarëve”, tha Krasniqi.

Mes tjerash, Krasniqi theksoi se që nga marrja e mandatit në fillim të vitit 2021, kjo Qeveri pothuajse e ka suspenduar politikën e jashtme, duke theksuar se ka vetëm vizita turistike, por asnjë rezultat konkret.

Sipas tij, Kosova ka ministre të Jashtme, por efektet janë të barabarta me zero, raporton EO.

“Po fatkeqësisht kjo qeveri prej marrjes së mandatit në fillim të vitit 2021 pothuajse e ka suspenduar politikën e jashtme. Politika jonë e jashtme është reduktuar në disa vizita pothuajse turistike të kryeministrit, presidentes dhe ministres së jashtme dhe nuk ka asnjë rezultat konkret. Le që nuk ka asnjë njohje të re, dhe asnjë anëtarësim, por edhe aplikimi i vetëm që është bërë në Këshillin e Evropës për çka ne i kemi inkurajuar dhe mbështetur nja dy muaj më herët është bërë pa koordinim me mbështetësit kryesor të Kosovës dhe që del se nuk do të ketë as suksesin e nevojshëm në kohën e nevojshme. Duket se edhe kjo do të jetë një shans i humbur e shansi ka qenë ideal pas suspendimit, përjashtimit të Rusisë nga Këshilli i Evropës”.

“Ne shohim mungesë totale të kohezionit por edhe të koordinimit në politikën tonë të jashtme. Dhe një politikë e tillë e shtetit si Kosova që nuk e ka fuqinë që do të dëshironim në raportet ndërkombëtare është një qasje e gabueshme. Ne besojmë se sa më parë do të duhej që politika jonë e jashtme të jetë në linjë me politikën ndërkombëtare e partnerëve tonë përtej faktit që kemi qenë në linjë e duhur për sa i përket luftës e padrejtë të Rusisë ndaj Ukrainës. Asgjë tjetër nuk ka dhënë ndonjë rezultat. Vërtet ne mund të themi që kemi ministre të jashtme por efektet janë të barabarta me zero”, tha ai.

Sa i përket rritja ekonomike, Krasniqi potencoi se pritjet janë që për vitin 2022 do të jetë 2.9%.

“Fatkeqësisht nëse ka një fjalë që e definon më së miri këtë qeveri është paaftësia. Kjo qeveri është fotografia e paaftësisë qoftë në politikën e jashtme qoftë në politikën e brendshme. Sot nuk ka një sektorë në Kosovë që mund të thuhet se në korrikun e vitit 2022 është më mirë sesa në shkurt të vitit 2021. Kjo Qeveri ka marrë mbështetje qytetare dhe ka kaluar një vjet e gjysmë të kësaj Qeverie dhe efektet në asnjë fushë nuk janë pozitive. Por përkundrazi ne kemi ose stagnim ose regres”.

“Rritja ekonomike është shumë e vogël se inflacioni dhe pritjet për vitin 2022 janë që rritja mund të jetë 2.9%, por inflacioni do të vazhdojë të jetë në nivelin dy shifror. Krejt çka ka ndodhur është tendencë e populizmit siç ishte prezantimi me togfjalshin një të punësuar në çdo familje pa dhënë dëshmi se sa familje nuk e kanë asnjë të punësuar dhe cila do të jetë kostoja dhe efekti. Janë komplet jo kompetent dhe poashtu jo koherent në ato që thonë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments