Kanë përfunduar dy pjesët e para të dy gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës.
Llapi është në epërsi ndaj Prishtinës, derisa edhe Dukagjini është në epërsi ndaj Istogut.
Në derbin kryesor që është duke u zhvilluar në “Fadil Vokrri”, është duke triumfuar Llapi me rezultat minimal 0 – 1.
Ishte Ahmed Januzi që realizoi me kokë për golin e vetëm të pjesës së parë (6′).
Kurse, nga ana tjetër, Dukagjini është duke mposhtur Istogun me rezultat minimal (0 – 1).
Ishte Altin Merlaku që realizoi golin e vetëm në ndeshje për 45-minutëshin e parë (29′).