Sunday, June 13, 2021
HomeLajmeMbërrijnë në Shqipëri edhe 11 mijë e 700 vaksina Pfizer

Mbërrijnë në Shqipëri edhe 11 mijë e 700 vaksina Pfizer

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se në aeroportin e Rinasit kanë mbërritur edhe 11,700 vaksina Pfizer.

Kështu numri në total i vaksinave Pfizer që kanë hyrë në Shqipëri ka shkuar në 858,750.

Po ashtu Rama ka treguar se deri tani numri i qytetarëve të vaksinuar me vaksinën Pfizer ka shkuar në 776,461 vaksinime për të moshuarit dhe punonjësit e shërbimeve kritike.

“Sapo kanë mbërritur në Aeroportin ‘Nënë Tereza’ edhe 11,700 vaksina Pfizer, duke e çuar në 858,750 sasinë e vaksinave antiCovid të mbërritura në Shqipëri

Deri tani ia kemi dalë të kryejmë 776,461 vaksinime për të moshuarit dhe punonjësit e shërbimeve kritike, me synimin për të zgjeruar së shpejti fashën e vaksinimit, drejt objektivit 1 MILION vaksinime brenda qershorit”, shkruan Rama.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments