Saturday, June 12, 2021
HomeLajmeKosovaMatoshi: Ditën që Kurti do ta vendosë reciprocitetin, në mbrëmje s’do të...

Matoshi: Ditën që Kurti do ta vendosë reciprocitetin, në mbrëmje s’do të jetë kryeministër

Gazetari Halil Matoshi ka thënë se nëse kryeministri Albin Kurti e vendos masën e reciprocitetit me Serbinë, në mbrëmjen e asaj dite nuk do të jetë më kryeministër.

Matoshi ka komentuar deklaratat e ministres Rozeta Hajdari që tha se vendosja e reciprocitetit nuk është zgjidhje e problemeve.

Ai është shprehur se premtimin për reciprocitet Kurti e ka përdorur si strategji për t’ fituar zgjedhjet dhe më këtë ka mashtruar popullin.

Matoshi tha se Kurti ka mbjellë iluzione te qytetarët e Kosovës.

“Po të betohem që në ditën që Kurti e vendos reciprocitetin me Serbinë, në mbrëmje nuk është kryeministër”, tha Matoshi në Kanal10.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments