Tuesday, May 11, 2021
HomeLajmeKosovaMaas: Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë pamundësojnë zhvillimin e dy vendeve

Maas: Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë pamundësojnë zhvillimin e dy vendeve

Gjermania angazhohet fuqishëm në përafrimin mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, sikurse angazhohet edhe për forcimin e bashkëpunimit në regjion.Një instrument i rëndësishëm i bashkëpunimit mbetet “Procesi i Berlinit”, që Qeveria Federale e ka nisur në vitin 2014.

 

Por, tensionet e përsëritura në marrëdhëniet serbo-kosovare, mbetet pengesë për zhvillimin e dy vendeve dhe rajonit.Qeveria e re e Kosovës me kryeministër, Albin Kurti, është duke e udhëhequr vendin qe një muaj.

Më 4 prill, Vjosa Osmani është zgjedhur presidente e Kosovës.Këtë do të donte ta shfrytëzonte ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, për të bërë një fillim të ri.

Maas, deklaroi kështu para nisjes për në Kosovë.

“Marrëdhënia ende e pazgjidhur midis Serbisë dhe Kosovës po ngadalëson zhvillimin e të dy vendeve dhe të gjithë rajonit dhe me të edhe afrimin e mëtejshëm me Bashkimin Evropian.Prandaj dua gjithashtu të eksploroj në vend se si mund të mbështesim dialogun e normalizimit midis dy vendeve, të cilin BE-ja e ndërmjetëson. Ardhja e qeverisë së re në Prishtinë është një moment i mirë për këtë. Në të njëjtën kohë, me hapjen e Ambasadës sonë të re në Beograd, ne jemi duke bërë investime të dukshme në marrëdhëniet tona me Serbinë. Kjo gjithashtu nënvizon angazhimin tonë: E ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor qëndron në BE!”.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë. Heiko Maas, do të zhvilloj takime me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, dhe ministren e Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments