Monday, May 10, 2021
HomeLajmeKosovaMaas kundërshton Presidenten Osmani: Dialogu veç ekziston, s’ka nevojë të rivendoset

Maas kundërshton Presidenten Osmani: Dialogu veç ekziston, s’ka nevojë të rivendoset

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas tha se dialogu për Kosovën tashmë ekziston dhe nuk duhet të rivendoset.

Sipas tij, tani është koha e duhur për të vazhduar dhe qeveritë e të dyja vendeve të angazhohen për zbatimin dhe konfirmimin e gjithçkaje që është rënë dakord deri më tani.

“Ne do të ishim të lumtur dhe të gatshëm që të marrim pjesë dhe të kontribojmë në këtë.Dialogu tashmë ekziston dhe nuk duhet të rivendoset. Duke pasur parasysh që ky konflikt ekziston, ju nuk duhet të filloni nga e para dhe gjithçka që ishte objekt i negociatave në të kaluarën duhet të përdoret tani, në mënyrë që të arrihen rezultate tani,” tha ai.

Këto përgjigje Maas i dha pas pyetjes së gazetarëve gjatë një konferencë në Beograd, lidhur me deklaratën e presidentes së vendit, Vjosa Osmani, se “negociatat me Serbinë duhet të rivendosen”.

“Ky është momenti i duhur për vazhdimin e dialogut dhe arritjen e rezultateve”, u shpreh ai.

Mas theksoi se ai tha gjatë vizitës së tij dje në Prishtinë se është e rëndësishme tani që ky dialog të mos zhvillohet për hir të dialogut, por për të arritur rezultate, dhe sipas tij të dy palët duhet të japin kontributin e tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments