Saturday, June 12, 2021
HomeLajmeKosova“Luftë” brenda BE-së: Parlamenti Evropian voton për ta paditur Komisionin Evropian

“Luftë” brenda BE-së: Parlamenti Evropian voton për ta paditur Komisionin Evropian

Parlamenti Evropian votoi të enjten me shumicë votash për ta paditur Komisionin Evropian për atë që ligjvënësit thonë se është dështim në sundimin e ligjit. Kjo përplasje mund të ndikojë në shpërndarjen e miliarda eurove si pjesë e ndihmave të BE-së.

Me 506 vota për, 150 kundër e 28 abstenime, Parlamenti Evropian e miratoi rezolutën për ta dërguar Komisionin Evropian në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë për zvarritje rreth zbatimit të rregullave të reja, të cilat teknikisht janë në fuqi që nga 1 janari i këtij viti e të cilat e bëjnë qasjen e qeverive të BE-së në fonde të kushtëzuar me respektimin e sundimit të ligjit dhe normave demokratike.

Deputetët evropianë kanë frikë veçanërisht se mosveprimi i Komisionit Evropian do t’i forcojë gjasat e kryeministrit Viktor Orban që t’i fitojë zgjedhjet vitin e ardhshëm, ndonëse Brukseli për një kohë të gjatë e ka akuzuar qeverinë nacionaliste hungareze për dëmtimin e lirive demokratike në vend.

Hungaria dhe Polonia, që tashmë janë nën hetime formale të BE-së për shkelje në fushën e sundimit të ligjit, rrezikojnë që të humbin miliarda euro nga fondet e Bashkimit Evropian, kur rregullat e reja të zbatohen.

Tani, Komisioni Evropian ka dy javë kohë që të marrë masa për ta parandaluar ngritjen zyrtare të padisë. Gjatë kësaj kohe, Parlamenti Evropian do të përgatitet për masa ligjore, nëse Komisioni nuk bën asnjë hap.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments