Tuesday, May 11, 2021
HomeLajmeKosovaLladrovci thumbon Kurtin: Historia është shumë dorështrënguar për të përfituar kalimtarët e...

Lladrovci thumbon Kurtin: Historia është shumë dorështrënguar për të përfituar kalimtarët e rastit

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka komentuar vizitën dyditore të kryeministrit të vendit Albin Kurti në Bruksel, e ku u rikthye edhe tema e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se të arriturat e Kosovës, shteti dhe shtetësia nuk mund të jenë pazar në tavolinat e negociatave.

Më tutje Lladrovci tha se historia është shumë dorështrënguar për të përfituar kalimtarët e rastit.

“Jo sot, por kurrë, të arriturat tona, shteti dhe shtetësia, nuk janë as mund të jenë në pazar as në tavolina negociatash.

Është fat që vendimet e rëndësishme besa edhe të rënda, për rrugën e lirisë, ishin vendime të pakthyeshme të heronjve tanë që i takojnë përjetësisë por edhe heronjve të gjallë. Historia është shumë dorështrënguar për të përfituar kalimtarët e rastit!”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Është fat yni që prijësit tanë, heronjtë tanë, nuk e kishin kurrë asnjë luhatje në rrugën e çlirimit. Me çdo kusht e deshtën lirinë e Kosovës. Jo sot, por kurrë, të arriturat tona, shteti dhe shtetësia, nuk janë as mund të jenë në pazar as në tavolina negociatash.

Është fat që vendimet e rëndësishme besa edhe të rënda, për rrugën e lirisë, ishin vendime të pakthyeshme të heronjve tanë që i takojnë përjetësisë por edhe heronjve të gjallë. Historia është shumë dorështrënguar për të përfituar kalimtarët e rastit!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments